Ku është MH370? 5 teori por asnjë shenjë
Vetëvrasja… “Mysafiri” në Kabinë… Rrëmbimi… Pista ruse në Kazakistan… Defekti mekanik
“Natën e mirë Malaysian tre-shtatë-zero”. Ishte një shkëputje rutinë, si për të thënë se gjithçka shkon mirë. Në 8 mars 2014, në orën 1.19 të mëngjesit, dikush foli fjalët e fundit nga Malaysia Airlines 370, drejtuar kontrollorëve të trafikut ajror, përpara se Boeingu 777 të zhdukej. Një vit më vonë, ata që bëjnë kërkimet nuk kanë asnjë tregues se ku shkoi avioni, bashkë me 239 personat në bord. Raportet e radarëve dhe satelitëve kanë ofruar shenja, por kërkuesit nuk kanë asgjë në duar për të treguar. Nuk janë parë mbetje të avionit të shfaqen mbi det, apo të kenë dalë në breg. Nuk është gjetur trupi i tij në shtratin e detit. Ekspertët kanë thënë se të dhënat tregojnë që kursi i fluturimit nga Kuala Lumpuri, Malajzi, drejt Pekinit ndërroi papritur, duke e dërguar avionin civil drejt jugut të Oqeanit Indian. Por thellësitë e mëdha dhe të ndërlikuara të ujërave nuk kanë zbuluar sekrete. Dhe ndërkohë që nuk ka më qartësi, analistët kanë bërë shumë spekulime për atë që ka ndodhur.
KOHA JONË SONDAZH

