Kuba kërkon t’i kthehet baza në Guantanamo
Kuba kërkon t’i kthehet baza në Guantanamo
Presidenti i Kubës, Raul Kastro, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, që para normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, t’ia kthejnë Kubës bazën ushtarake në Guantanamo.Castro po ashtu ka kërkuar që të hiqet embargoja e tregtisë nga SHBA-ja, si dhe të largohet Kuba nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.Muajin e kaluar, dy vendet janë pajtuar që të normalizojnë marrëdhëniet pas më shumë se 50 vjetësh armiqësi.
Bisedimet e para të nivelit të lartë janë mbajtur javën e kaluar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka kërkuar Kongresit, po ashtu javën e kaluar, që të heqë embargon për Kubën, të vendosur më 1962.