“Kuba nuk do ndryshojë ideologji”

Presidenti i Kubës, Raul Kastro i ka përshëndetur lëvizjet pozitive që ka ndërmarrë presidenti i SHBA-së, Barack Obama, por ai ka thënë se, vendi i tij nuk do të ndryshojë ideologji.

Ai paralajmëroi gjithashtu se, Kuba është përballë një lufte të gjatë dhe të vështirë deri sa të hiqen saksionet ekonomike.

Të mërkurën presidenti Barack Obama njoftoi për një kurs të ri në drejtim të vendit komunist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se, do të bëhen ndryshime të rëndësishme në politikën 50 vjeçare amerikane në drejtim të Kubës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëdhëniet mes Kubës dhe SHBA-së janë të ngrira që në fillim të viteve 1960.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?