Kuba zhytet në errësirë, miliona njerëz pa energji

Miliona njerëz në Kubë kanë mbetur pa energji elektrike pasi rrjeti kombëtar i energjisë pësoi kolaps të hënën. Pjesa më e madhe e ishullit, përfshirë kryeqytetin Havana u zhyt në errësirë, me rrugët që ndriçoheshin vetëm nga dritat e makinave dhe llambat me bateri.

Operatori i rrjetit energjetik të Kubës, tha të martën se po e rikthente gradualisht energjinë elektrike në provinca dhe qytete në të gjithë vendin.

Ky është rasti më i fundit në një seri ndërprerjesh të gjera të energjisë që kanë goditur ishullin e Karaibeve, ku infrastruktura e vjetëruar e energjisë dhe mungesat kronike të karburantit janë përkeqësuar nga bllokada e SHBA-së ndaj dërgesave të naftës për shtetin e drejtuar nga komunistët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?