Kufijtë e BE-së hapen më 1 korrik, Conte: Mos na diskriminoni!

Ministrat e Brendshëm të bllokut evropian vendosën që nga 1 korriku të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së.

Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedor Sanchez kanë kërkuar që hapja të bëhet në mënyrë “ të koordinuar dhe jo diskriminuese”. Turistët gjermanë, francezë dhe zviceranë sipas mediave italiane, janë gati të kthehen në vendin fqinj duke filluar nga 15 qershori.

Në një letër të përbashkët drejtuar KE-së, Italia dhe Spanja theksojnë se është “ momenti të riaktivizojmë ekonomitë tona, të rekuperojmë normalitetin e bashkë me të, dhe një element thelbësor të projektit europian sic është liria e lëvizjes në zonën Schengen”, shkruajnë ata.

Mbi këtë ka folur edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e përshkroi 15 qershorin si “ ditën D për turizmin evropian”.

“Po punojmë me secilin vend, jo për t’i treguar sesa e bukur është Italia, sepse këtë e dinë të gjithë, por për t’i bërë të kuptojnë që mund të vijnë këtu me siguri të plotë”, u shpreh ai.

Me gati 33.800 vdekje dhe 234,000 infektime, Italia është kthyer në njërin prej shteteve më të prekura nga Covid-19, ndaj dhe ka ngurrim nga vendet e tjera për të liruar lëvizjen me të.

SHKARKO APP