Kufiri greko-turk, Presidenti i BE: Të respektohen të drejtat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut
I pranishëm në konferencën që po zhvillohet në kufirin greko-turk për situatën e emigrantëve pasi Turqia hapi kufijtë, presidenti i BE, Charles Michel u shpreh duhet të respektohen të drejtat e njeriut.
Gjatë fjalës së tij, Michel deklaroi se kufinjtë grekë janë kufinj të Evropës.
Ai tha gjithashtu se është e rëndësishme që evropianët të mbrojnë kufijtë tanë dhe të tregojnë respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
”Kufijtë Grekë janë kufijtë tanë evropianë. Prania jonë dërgon një mesazh të fortë. Ne i besojmë qeverisë Greke dhe kryeministrit të Greqisë. Edhe nëse detyra është shumë e vështirë, është e rëndësishme që evropianët të mbrojnë kufijtë tanë dhe të tregojnë respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Presidenti i BE.