Kufizimet për emigracionin, Scholz: Bashkëpunimi me ekstremin e djathtë i pafalshëm

Parlamenti gjerman ka miratuar një mocion që kërkon kufizime të ashpra për imigracionin. Kancelari Olaf Scholz, paralajmëroi opozitën se do të ishte gabim i pafalshëm miratimi i propozimeve me ndihmën e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Mocioni ishte shumë i diskutueshëm sepse mbështetej nga partia e ekstremit të djathtë. Mocioni u soll nga opozita konservatore CDU-CSU dhe u mbështet, nga AfD, duke thyer një tabu të kahershme mbi bashkëpunimin me partinë kundër imigracionit të ekstremit të djathtë. Deputetët e miratuan atë në një votim gjatë ditës së sotme me 348 vota pro, 345 kundër dhe 10 abstenime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?