Kujdes kufjet, programuesi vret veten nga “tingëllima”

Një programues IT-je ka vrarë veten pasi dëgjonte vazhdimisht në veshët e tij “një tingëllimë” e ardhur nga përdorimi i gjatë i kufjeve, ka zbuluar një hetim.

Daniel Derricutt, 24 vjeç, kishte pagjumësi për shkak të zhurmës së vazhdueshme në veshët e tij dhe pretendoi se situata nisi kur bleu një palë kufje “Bose” për të dëgjuar muzikë.

Më 29 nëntor, Daniel u gjet i varur nga një mik në shtëpinë që kishte në pronësi me vëllain e tij në Crewe, Cheshire, pas shqetësimeve të shfaqura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miku i tij më i mirë Joshua Johnson tha: “Ai kishte probleme me një tringëllimë në veshët e tij. Ai tha se e kishte këtë kumbues në vesh dhe ishte i bezdisshëm. Ai e përshkroi atë si një dhimbje dhëmbi, një lloj dhimbje bezdisëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk dëgjonte muzikë me zë të lartë. Gjithçka nisi kur mori kufjet ‘Bose’, të cilat i kishte përdorur për një muaj”.

Ai i tha në seancë: Ai i gëzohej me punën e tij. Ai ishte ambicioz dhe e donte programimin. Ne ishim duke mësuar gjermanisht së bashku në orët e mbrëmjes me qëllim që të shkonim në Berlin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?