Kujdes! Pamje të rënda/ Refuzoi të kërcejë, këngëtarja shtatzënë qëllohet me 3 plumba

Një burrë i dehur ka qëlluar për vdekje një këngëtare shtatzënë gjatë një ceremonie festive në Pakistan, pasi ajo nuk pranoi të kërcente gjatë performancës.

Pamjet e tmerrshme tregojnë dy burra që hedhin para për këngëtaren Samina Samoon, e cila njihet edhe si Samina Sindhu.

Pas lutjeve të vazhdueshme nga vrasësi, Samina u ngrit për të kërcyer por në këtë moment u qëllua për vdekje nga Tarique Ahmed Jatoi. Sipas raportimeve ky i fundit ishte i dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja ishte 6 muajshe shtazënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në video ajo shihet duke kënduar gjatë ceremonisë dhe pas pak minutash bie në tokë.

Incidenti ndodhi në fshatin Kanga, afër Larkanës, në provincën Sindh.

Publiku fillimisht u trondit por më pas u ngritën për ti ardhur në ndihmë këngëtares. Ajo u dërgua në spital por nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra.

Sipas BBC, Jatoi ishte ulur në rreshtin e parë dhe qëlloi në ajër, por njëri nga plumbat goditi 24-vjeçaren.

Vrasja ngriti në protestë artitët të cilët kërkonin drejtësi.

YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?