Kujtohen viktimat, Vjena mbetet e fortë, një “det me drita” pas sulmit terrorist

Me dhjetëra të rinj nga komuniteti hebre dhe mysliman zhvilluan homazhe mbrëmjen e sotme shumë pranë vendit të sulmit të përgjakshëm të së hënës, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ata kryen lutje dhe ndezën qirinj.

“Terrori është përpjekje frikacake për t’i bërë të tjerët të vegjël në mënyrë që të ndihen më të mëdhenj.Ne nuk do të japim asnjë milimetër” tha liderja e partisë SPÖ, Pamela Rendi-Wagner.

SHKARKO APP