Kujtohet rënia e Murit të Berlinit
Megjithate, perpara domosdoshmerise se pashmangshme te nje zgjidhjeje, edhe pushtetarët komunistë në Berlinin Lindor e perjashtuan mundesine e nje shtypje brutale siç ishte rruga qe ndoqi Kina me masakren ne sheshin Tienanmen. Rënia e Murit qe fundi kulmor i nje revolucioni te paqte në Gjermaninë Lindore.
“Mendoj se kush vjen ne Berlin rregullisht por jo shume shpesh, arrin ta shoh sesa ka ndryshuar ky qytet dhe e gjithe Gjermania. Mbaj mend ne 1966-ten, kur erdha per here te pare ketu: ishte plot ndertesa te shkaterruara, nje qytet i zi, i zymte. hija e luftes ishte cdokund, nje menyre qe perfundoi ne menyre aq dramatike per te gjithe. Sot situata eshte krejt ndryshe, por ne duhet te mendojme sesi te mos e humbim mundesine per te shpetuar ate per te cilen luftuam aq fort ne te kaluaren. Eksperiencat e vjetra tregojne se kur Rusia dhe Gjermania jane mike me njera-tjetren, Europa eshte ne paqe; kur ato shkojne mire, edhe bota eshte me e qete; te mos harrojme kete”, tha Gorbaçov.
Gorbaçovi, zeri i Rusise se moderuar, mendon se Moska dhe perendimi me shume sesa hendeqe te thella, mes tyre kane sfida te perbashketa. Ish-lideri sovjetik qe ka fituar dhe nobelin e paqes per reformat e tij demokratike dhe aprovimin per shembjen paqesore te komunizmit ne lindje te europes e per bashkimin e Gjermanise, eshte mjaft i respektuar ne vendet perendimore.
Dekadat e ndarjes nuk e kishin thyer ndjenjen e gjermaneve te afrimit. “Tani behet bashke ajo qe eshte nje” – thene nje çerek shekulli me pare kancelari i pasluftes, Willy Brandt. Revolucioni paqesor do ta ankoronte serish Gjermanine ne mesin e Europes, ndersa sot vendi përfaqësohet dhe qeveriset nga dy gjermano-lindorë: Presidenti gjerman Joachim Gauck dhe kancelarja Angela Merkel.
/ Top Channel