“Kukulla”, prostituta që çoi në qeli ministrin e Brendshëm

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Rasko Konjevic, është akuzuar se ka paguar femra për të kryer marrëdhënie seksuale. Akuzat që bënë bujë në media janë ngritur fillimisht nga një oficer policie, Djoko Goluboviç, i cili ka thënë se Konjeviç kishte qenë frekuentues i prostitutave për një kohë të gjatë.

Goluboviç u arrestua një ditë më parë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe gjykata vendosi mbajtjen e tij në qeli për 3 ditë.

Ndërkohë, vetë ministri i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur “gënjeshtra të shëmtuara”.

Ai tha se ka ngritur një padi ndaj prokurorit special, Milivoje Katniç, pasi zbuloi se policia e departamentit antikrim në bashkëpunim me median po përgatitnin një plan për t’i shkatërruar reputacionin.

Në Mal të Zi, prostitucioni është i paligjshëm dhe përfshirja në të dënohet me burg. Gjatë muajit të kaluar, policia malaziase organizoi një operacion të koduar “Kukulla”, i cili vuri në pranga Zeljka Roloviçin, e dyshuar si organizatore e rrjetit të prostitucionit, që përfshinte shërbime edhe ndaj politikanëve të rangut të lartë.

Çmimet e këtyre shërbimeve varionin nga 200-250 euro, por në resorte si Budva ato arrinin edhe 1000 euro.

SHKARKO APP