Kulla Eiffel rrethohet me mure xhami anti-plumb për të ndaluar terrorizmin
Parisi do të zbulojë mbrojtjen e tij të re rrethuese rreth Kullës Eiffel për ta pasur të sigurt kundër kërcënimeve terroriste.
Një mbrojtëse e përkohshme u vu rreth kullës në qershor të 2016, ndërsa tani ajo po zëvendësohet me masa të përhershme.
Ajo mendohet se do të përfundojë në mes të korrikut, me një kosto rreth 35 milionë euro.

Më shumë se 240 vetë kanë vdekur në sulmet terroriste në Francë që nga viti 2015.
Muret e qelqit me madhësi 6.5 m do të vendosen në dy anët e sheshit, me dy të tjera shtesë barriera metalike të larta për të bllokuar sulmet nga 3.24 m.
Për të parandaluar sulmet e automjeteve, 420 blloqe do të vendosen para mureve të xhamit si një mbrojtje shtesë.

Autoritetet vendase raportuna se muret e reja ishin “të ngurta për siguri absolute”.
Pozicioni nën kullën Eiffel është mbyllur për publikun që nga qershori 2016, me trupa anti-terroristë që rregullisht patrullojnë vendin.
Deri në shtatë milionë turistë pritet të vizitojë kullën vetëm në vitin 2018.
Megjithatë, banorët nuk janë të lumtur për karakteristikat e shtuar të sigurisë.

Një grup i quajtur Les Amis du Champ de Mars publikoi një deklaratë online në maj të vitit të kaluar duke u ankuar për mungesën e konsultimeve me banorët, “koston e tepruar” të gardheve dhe vështirësinë e aksesit për autobusët dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ata gjithashtu pretendojnë se qyteti ka përdorur masa të veçanta që i janë dhënë nga gjendja e jashtëzakonshme për të nxitur ndryshimet e sigurisë pa vlerësuar ndikimin e tyre apo interesin publik.
Vendi paraqiti ligje të ashpra kundër terrorizmit në tetor 2017, pas pothuajse dy vjetësh të gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare të imponuar nga presidenti i atëhershëm Francois Hollande pas sulmeve të Parisit.
KOHA JONË SONDAZH

