Kumanovë, dorëzohet grupi i të armatosurve

Pas gati 18 orë terrori, përplasje me armë ku pati viktima dhe të plagosur në Kumanovë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve filloi dorëzimi i grupit të armatosur.

Ka qenë ora 19:30 kur mediat vendase maqedonase raportuan për dorëzimin e një pjese të grupit. Deri në këto momente sipas Agjncisë Zhurnal janë dorëzuar 30 persona nga grupi i të armatosurve, ndërsa negocimi për dorëzim po vazhdon edhe me 12 persona tjerë

Mediat raportojnë që prej 30 minutash nuk ka më të shtëna me armë.

Situata  ishte e tensionuar në lagjen “Trimat” apo rrugën “Tode Mendol” kryesisht të banuar me shqiptarë, në Kumanovë që prej orës 05: 00 të mëngjesit të së shtunës, 9 maj,

Të shtëna armësh nuk pushnin, ndërsa helikopterët patrullonin mbi qytetin që shtrihet rreth 40 kilometra larg Shkupit. Pasdite nisi dhe evakuimi i banorëve të kësaj zone.

REL informonte se ndërsa aksioni në Kumanovë vazhdonte, në Qendrën e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup janë parë më shumë se 10 helikopterë teksa zbresin herë pas here për të sjellë të plagosur.

Zyrtarisht ende nuk ka njoftime për numrin e të plagosurve apo për viktimat eventuale.Agjencia shtetërore e lajmeve MIA njofton se deri më tani nga përleshjet me forcat e armatosura kanë mbetur të plagosur 20 policë. Ndërsa Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare konfirmoi për Ora News se një vajzë 8 vjeçare dhe dy prindërit e saj shqiptarë janë vrarë.

Policia maqedonase thotë se kishte ndërmarrë një operacion pasi zbuloi dhe sulmoi një grup të armatosur, që ishte strehuar në disa shtëpi në “Lagjen e Trimave”, të banuar me popullatë shqiptare dhe që sipas saj planifikonte sulme terroriste në Maqedoni.

Mediat shkruajnë dhe emrin e një prej shqiptarëve që ka mbetur i vdekur. Ai është Fadil Fejzullahi nga lagjja “Trimat”. Ndërkohë ambasada e SHBA-se, OSBE, BE Ministria e Jashtme shqiptare dhe ajo e Kosovës bëjnë thirrje për qetësi.

Analistët mendojnë se kjo është një strategji e qeverisë së Gruevskit për të zhvendosur vëmendjen nga situata e tensionuar politike dhe protestat e shumta të mbajtura në Shkup, pas publikimit të videopërgjimeve nga lideri i opozitës Zoran Zaev, në të cilat zbardhen të gjtiha aferat kriminale të qeveritarëve.

Ora 19:24 Dorëzohet grupi i armatosur në Kumanovë

Grupi i armatosur me ndërmjetësimin e OSBE-së i është dorëzuar policisë dhe për momentin ka filluar edhe evakuimi i tyre

Ora 18:45 OSBE: Të shmangen përshkallëzimet

Misioni i OSBE-së në Shkup po monitoron dhe vlerëson nga afër situatën e sigurisë në Kumanovë dhe kërkon që të gjithë palët e shqetësuara të tregojnë vetëpërmbajte.

“Ne besojme se siguria e popullates eshte e rendesishme. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe partitë politike të ruajnë qetësinë. Prioritet i menjëhershëm dhe urgjent është shmangia e çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë në dhunë të mëtejshme”

Ora 18 35  Bushati: Maqedonia hetim të plotë çështjes. Të armatosurit mos identifikohen etnikisht

Ora 18:30 Banorët e Kumanoves: Po digjen dy shkolla fillore

Banorët e Kumanovës kanë postuar një video në Youtube në të cilat vërehet zjarr që sipas tyre është në dy shkollat fillore të kësaj komune, në shkollën “Naim Frashëri” dhe “Vuk Karaxhiç”, shkruan Lajmpress

SHKARKO APP