Kundër refugjatëve BE rrit buxhetin. 10 mijë roje në kufij

BE-ja do të vendos një trup prej 10 mijë rojash në patrullimin e kufijve të saj tokësorë dhe detarë sipas planeve që do të bëjnë që blloku të trefishojë deri në 5 miliardë euro në vit shpenzimet e tij për vënien në shënjestër të emigracionit në bllok.

Ndërtimi i infrastrukturës së re në kufi, përfshirë skanera, sisteme automatike të njohjes së targave të automjeteve dhe laboratorë të lëvizshëm për analiza, do të jetë prioritet bashkë me patrullimet me qenë të trajnuar.

Kryeministri djathtist i Hungarisë, Viktor Orban, vitin e kaluar, i kërkoi BE të financonte rrethimin në kufijtë e vendit të tij me Serbinë dhe Kroacinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni do të nxjerrë Poloninë, Hungarinë dhe republikën ceke para gjykatës evropiane të drejtësisë për faktin se ato nuk kanë respektuar sistemin e kuotave të detyrueshme që synonte të sistemonte rreth 120 mijë refugjatë sirianë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hungaria nuk ka pritur asnjë refugjat që kur kuotat janë miratuar ndërsa Polonia nuk e ka bërë këtë që nga 2016. Republika ceke në anën tjetër nuk ka pranuar asnjë refugjat që nga gushti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?