Kundërshtar i Putinit, lideri i pozitës ruse shtrohet në spital, dyshohet se është helmuar

Lideri i opozitës ruse dhe kritiku i Alexei Navalny është shtruar në spital në terapi intensive nën dyshimin se është helmuar.

Lajmin e dha zëdhënësja e tij Kira Yarmysh me një postim në Twitter ku shkruante se Navalny, mbështetës i fortë i fushatës antikorrupsion, u ndje keq gjatë një fluturimi dhe avioni në të cilin ndodhej bëri ulje urgjente në Omsk. Yarmysh shtoi se dyshojnë që ai është helmuar nga diçka që i është hedhur në filxhanin e çajit.

“Këtë mëngjes, Navalny po kthehej në Moskë nga Tomsku. Gjatë fluturimit, u ndje keq. Avioni u ul urgjentisht në Omsk. Mendojmë se Alexei është helmuar me diçka që i është hedhur në çaj. Vetëm atë gjë ka pirë në mëngjes. Mjekët thanë se helmi është përthithur më shpejt për shkak të çajit të nxehtë”, shkroi në Tëitter zëdhënësja Kira Yarmish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, ai ende nuk është përmendur”, tha Yarmysh, që më vonë njoftoi se Navalny ka përfunduar në repartin e terapisë intensive.

Swiss Digital Mobile Reklama

44-vjeçari, i cili është i njohur për fushatat e tij antikorrupsion kundër zyrtarëve të vjetër dhe kritikës së hapur të Presidentit Vladimir Putin, ka pësuar sulme fizike edhe në të kaluarën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?