…kur babai hedh vajzën 6-muajshe nga çatia (FOTO)

Do të ishte fatale, nëse policia nuk do të kishte marrë të gjitha masat për të siguruar shpëtimin e vajzës 6-muajshe, nga akti i çmendur i babait 38-vjeçar. Një burrë afrikano-jugor është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi hodhi vajzën e tij nga çatia e një kasolleje që policia kishte ardhur për ta prishur.

38-vjeçari mori fëmijën dhe hipi në majë të banesës së tij për të protestuar kundër shkatërrimit të kasolleve në Kwadwesi, pranë Portit Elizabetë.

Kur një prej policëve u ngjit sipër kasolles për të bindur burrin që të zbriste, ai e kapi nga kyçi i këmbës vajzën dhe e hodhi poshtë. Fatmirësisht, vajza u prit nga policët që po qëndronin poshtë dhe nuk pati asnjë dëmtim. Babai u arrestua dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?