Kur do marrë fund lufta? Medvedev: Perëndimi i lodhur nga Zelensky, po e shtyn në negociata
Kur do të marrë fund lufta ruse në Ukrainë? Ish-presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, thotë se Perëndimi është lodhur me qëndrimet e fundit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe po e shtyn këtë të fundit drejt negociatave për t’i dhënë fund luftës.
Sipas nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit, liderët perëndimore janë të bezdisur dhe të mërzitur me kërkesat e vazhdueshme të Zelenskyt ndaj tyre për të zhvatur gjithnjë e më shumë para dhe armë.
Gazeta “Kyiv Independent” raporton se forcat ushtarake vendase kanë zbuluar më shumë se 700 trupa të pajetë në zonat e liruara në Kharkiv, Donetsk e Kherson. Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e viktimave janë civilë.