Kur surpriza për ditëlindje “shkon për dreq”, infektohen 18 anëtarë familje me koronavirus
Një festë për surprizë ditëlindjeje ka shkaktuar panik në një familje të madhe. 18 persona që ishin pjesëmarrës kanë rezutuar pozitivë me koronavirus, ndërsa babai ka përfunduar në spítal ku po mbahet në kujdes íntensiv dhe po lufton me jetën e tij.
Ron Barbosa, i cili është i martuar me një doktor dhe ka refuzuar që të marrë pjesë në festën e 30 majit për shkak të pandemisë Còvid-19 thotë se ata që janë shtruar në spital janë prindërit e tij, të dy rreth 80 vjeç dhe motra e tij, e cila po lufton me kancerin e gjirit. Ngjarja ka ndodhur në Teksasin Verior.
Barbosa tha se nipi i tij, i cili nuk dihet se si u infektua mbajti festën me rreth 25 njerëz që qëndruan bashkë për disa orë. Gjatë festës, nipi u takua me 7 të afërm, të cilët janë infektuar dhe ia kanë transmetuar 10 anëtarëve të familjes, përfshirë dy fëmijë të vegjël.