Kur të përfundojë lufta ndaj Ukrainë? Rusia: Putin do e vendosë bazuar në rezultate

Në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Putin urdhëroi nisjen e bombardimeve në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Presidenti rus Vladimir Putin, është ai do të vendosë se kur të përfundojë operacioni “bazuar në rezultate dhe përshtatshmëri” , tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Putin tha se kishte urdhëruar trupat ruse të sulmonin Ukrainën për të çmilitarizuar vendin. Ai pretendoi se siguria kombëtare e Rusisë ishte komprometuar nga cenimi i NATO-s në Ukrainë.

Ai tha më tej se Rusia ishte e detyruar të mbronte republikat separatiste të Donetsk dhe Lugansk nga sulmet e vazhdueshme nga forcat ukrainase. Moska i njohu dy entitetet si shtete sovrane të hënën.

SHKARKO APP