FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kur*ë, edhe 10 vjet burg të bëj, nuk ke shpëtim!”- Shqiptari i turret të dashurës para policëve

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar pasi ka kërcënuar të fejuarën e tij me thikë. 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u arrestua të dielën e 29 Prillit.

Ka qenë e fejuara  e tij, edhe kjo shqiptare, 24 vjeçe, që ka lajmëruar policinë. Kur autoritetet arritën në vendin e ngjarjes, një dyqan ushqimoreje të zotëruar nga çifti, kanë gjetur shqiptaren të traumatizuar dhe me një hematomë në krah, shkaktuar sipas saj, nga i dashuri i saj gjatë grindjes.

Sipas mediave italiane, ajo është shprehur se i fejuari i saj prej disa kohësh ishte xheloz për të, madje kishte ushtruar dhunë fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dyqan, policia gjeti një thikë kuzhine, që sipas 24-vjeçares, ai e përdori për ta kërcënuar, njofton abc.news. Sipas mediave italiane, 26-vjeçari e ka kërcënuar të fejuarën e tij edhe në sy të agjentëve të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ki kujdes me ato që bën… do ta shikosh kur të dal se çdo të të bëj” dhe “K***ë… më fute brenda… jam i gatshëm të bëj edhe 10 vjet, por ti nuk do të kesh shpëtim”, është shprehur në shqip 26-vjeçari.

E fejuara e tij është shprehur se ka qenë shpesh viktimë e dhunës kohët e fundit, por nuk ka shkuar asnjëherë në spital, apo ta denoncojë 26-vjeçarin. Ndërkohë, policia e shoqëroi shqiptarin në rajon, ku zbuluan se ai kishte precedentë të mëparshëm penal për ushtrim dhune.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?