Kush do e zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit?

Pas vrasjes së udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei gjatë një operacioni të përbashkët SHBA-Izrael, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka disa kandidatë të përshtatshëm për të marrë drejtimin e Iranit.

Në një intervistë telefonike për CBS News, Trump theksoi se ka njohuri mbi personat që aktualisht po marrin vendime në Teheran pas vdekjes së liderit suprem, por refuzoi të japë detaje. “E di saktësisht kush është, por nuk mund t’jua them,” u shpreh ai.

Pyetur nëse ka një kandidat të preferuar për këtë pozicion, presidenti u shpreh: “Po, mendoj se po. Ka disa kandidatë të mirë.” Megjithatë, ai nuk ofroi informacion shtesë mbi identitetin e kandidatëve apo mënyrën se si mund të realizohet tranzicioni i pushtetit, ndërkohë që situata politike në Iran mbetet e paqartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?