Kush është gazetarja bukuroshe që bëri “zap” Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, edhe pse kryeson sondazhet brenda partisë së tij, bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në debatin e fundit televiziv midis republikanëve.

Besoni apo jo, Trump i cili është dukur si një person i fortë dhe i pamposhtur, duke përballuar presionin publik ndaj deklaratave të tij të papërshtatshme është mundur nga një…gazetare bukuroshe.

Trump i trembet prezencës së moderatores Megyn Kelly, dhe kjo është arsyeja që do të mungojë në debat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidati republikan tha se Kelly do ta trajtonte në mënyrë të padrejtë, ndaj nuk i bashkohet debatit. Ai i ka shpallur luftë asaj prej muajit gusht, kur gazetarja kritikoi Trumpin pas disa komenteve denigruese të tij për gratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarja e Fox News Megyn Kelly është ndër më të njohurat por edhe më të dashurat për audiencën në SHBA. jo vetëm për profesionalizimin e saj, por edhe për bukurinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?