Kush është gruaja e fuqishme që shoqëroi Kim Jong Un në takimin me Trump?
E ndërsa e gjithë vëmendja e botës është fokusuar në takimin historik të Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të gjithëve na ka shpëtuar një detaj: Kush është gruaja që po shoqëron liderin komunist në çdo takim të rëndësishëm?
Ajo është Kim Yo Jong dhe është gruaja më e fuqishme në Korenë e Veriut. Fjala e saj ka një peshë të madhe dhe askush nuk tenton ta kundërshtojë, jo vetëm sepse është motra e Kim Jong Un, por sepse është njëherësh edhe krahu i djathtë i tij në çdo vendim në drejtimin e vendit komunist.
Disa muaj më parë, ajo ishte fytyra e delegacionit të Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore të 2017-s, si dhe kryesoi bisedimet e paqes pas dy dekadash, mes vendit të saj dhe Koresë së Jugut.
Tashmë ajo është në Singapor, ndërsa përgatitet të zhvillojë një takim edhe me Presidentin amerikan Donald Trump.

Më shumë se sa pjesë e së njëjtës familje, Kim Jo Jong është anëtare e qeverisë së Koresë së Veriut, nën udhëheqjen e fortë të vëllait të saj të madh Kim Jong Un.

KOHA JONË SONDAZH

