Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush ishte Steve Witkoff? Njeriu i politikës jashtme

Bota E shtunë, 22 Nëntor 2025 19:07
Kush ishte Steve Witkoff? Njeriu i politikës  jashtme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Steve Witkoff, 68 vjeç, është një biznesmen i pasur dhe me ndikim në fushën e pasurive të paluajtshme në New York. Edhe pse nuk ka përvojë politike apo diplomatike, ai njihet për aftësinë për të negociuar marrëveshje të favorshme, shpesh pa u ndikuar nga konsiderata morale.

Sipas ‘Corriere Della Sera’, Witkoff lindi në Long Island në një familje të klasës së mesme. Ai studioi juridik dhe nisi karrierën në biznes që herët, duke u bërë gjatë viteve ’80 dhe ’90 një ndër ndërmjetësit më aktiv në zhvillimet ndërtimore të New York-ut. Rritja e tij në sektor çoi në krijimin e një rrjeti të gjerë bashkëpunimesh, deri sa u njoh me Donald Trump. Njohja me të solli një bashkëpunim të ngushtë, të bazuar në pragmatizëm dhe interesa financiare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 4 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 7 orësh
Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Para 9 orësh

Kur Trump kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Witkoff ishte një nga mbështetësit e tij financiarë. Marrëdhëniet mes tyre mbetën të forta ndër vite, përfshirë bashkëpunime në projekte biznesi, si krijimi i kompanisë për kriptovaluta “World Liberty Financial” në vitin 2024.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai i besoi Witkoff-it një rol kyç në politikën e jashtme amerikane, duke i deleguar çështje të rëndësishme, nga Lindja e Mesme deri te konflikti në Ukrainë. Pikërisht aty u prezantua plani i tij me 28 pika për paqen në Ukrainë.

Plani favorizonte Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin, duke i dhënë përparësi kërkesave të tyre, ndërsa Ukraina dhe presidenti Zelensky vendoseshin në një pozicion të dobët. Dokumenti parashikonte që Ukraina të pranonte humbje territoriale, të reduktonte forcat e armatosura dhe të hiqte dorë nga perspektiva e anëtarësimit në NATO. Ndërkohë, Putin do të rikthehej në tryezën e G8 dhe do të fitonte rehabilitim ndërkombëtar.

Për rindërtimin e Ukrainës, plani propozonte përdorimin e 100 miliardë dollarëve të rezervave ruse të ngrira në Europë për projekte në Ukrainë, me përfitime për SHBA-në. Një shumë tjetër prej 100 miliardë dollarësh do të përdorej për projekte të përbashkëta ruso-amerikane, ndërsa Europa do të duhej të kontribuonte edhe me 100 miliardë të tjera për rindërtimin.

Një diplomat i cituar nga Politico.eu deklaroi se Witkoff “duhet të konsultohet me një psikiatër”, duke e krahasuar sjelljen e tij me atë të një tregtari të aftë dhe jo të një diplomati.

Sipas kritikëve, pesha e marrëveshjes anon dukshëm në favor të Rusisë, ndërsa Ukrainës i ofrohen kryesisht premtime. Witkoff ka ndërhyrë gjithashtu në fusha që nuk janë në kompetencën e tij, përfshirë procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Etiketat e lidhura

Steve WitkoffTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 3 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 4 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 4 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 8 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 3 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 6 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 4 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.