Kush janë monarkët më të vjetër në botë
Pasi mbreti Abdullah i Arabisë Saudite,vdiq në moshën 90 vjeçare ditën e sotme, pas një sëmundjeje të gjatë të mushkërive, Mbretëresha Elizabeth e Britanisë së Madhe, mbetet monarkia më e vjetër në botë.
Shkëlqesia e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e cila është 88 vjeçe, ka lindur më 21 prill të vitit 1926 dhe ka mbretëruar për më shumë se pesë dekada, duke festuar jubileun e saj"Diamond" në vitin 2012. Ajo e mori fronin në moshën 25 vjeçare.
Por, pavarësisht se është monarkia më e vjetër në botë, pas vdekjes së Mbretit Abdullah, Elizabeth II është e dyta në botë që mbretëron më gjatë.
Mbreti Rama IX i Tajlandës ka mbretëruar për 68 vjet, në krahasim me Mbretëreshën Elizabeth e cila numëron gati 63 vite mbretërim.
Monarkët më të vjetër në botë janë:
Mbretëresha Elizabeth II: 88 vjeçe e 277 ditë
Mbreti Abdul Halim Kedah i Malajzisë: 87 vjeç e 56 ditë
Mbreti Rama IX i Tajlandës: 87 vjeç e 49 ditë
Mbreti Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah i Kuvjatit: 85 vjeç e 221 ditë.
Mbreti Humaid bin Rashid Al Nuaimi Ajman i Emirateve të Bashkuara Arabe: 84 vjeç e 22 ditë