Kush mohon gjenocidin e Srebenicës, do të dënohet me burg

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko ka vendosur që të ndërmarrë ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës që parashikojnë denim për ata që mohojnë gjenocidin ndaj myslimanëve boshnjakë, dhe ata që madhërojnë figurat e kriminelëve të luftës, të njohur të tillë edhe nga Gjykata e Hagës.

Ky vendim vjen edhe nën diskrecionin që të lejojnë ligjet e Bashkimit europian, ku kompetencat e Bonit i japin këtë të drejtë drejtuesit të lartë politik për të shtyrë përpara këtë vendim. Ky vendim parashikon dënimin nga gjashtë muaj deri në pesë vjet për të gjithë ata personave që publikisht mohojnë, minimizojnë apo përpiqen të justifikojnë një krim të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës.

Nuk do të ketë emra rrugësh, shkollash apo lagjesh të atyre personave që kanë marrë pjesë në gjenocid. Ndërkaq, parashikimi ligjor gjithashtu sanksionon burgim nga tre muaj deri në tre vjet, për të gjithë ata persona që publikisht nxisin dhunë ose urrejtje ndaj një grupi personash ose ndaj një anëtari të një grupi racor, fetar apo që ka kombësi e origjinë tjetër etnike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?