“Kushdo që më voton e di se çfarë zgjedh”, Salvini: Do kandidoj për Kryeministër
Kriza e qeverisë në Itali tashmë është i hapur. Ministri i Brendshëm, Salvini, në një shënim pak para orës 8:00 të mëngjesit, shkruan se: “Le të shkojmë drejtpërdrejt në Parlament për të pranuar se nuk ka më shumicë, siç dëshmohet nga votimi në Tav, dhe tu kthejmë sa më shpejt fjalën votuesve. Ne nuk duam kolltuqe, riorganizime ose qeveri teknike: pas kësaj qeverie (e cila ka bërë kaq shumë gjëra të mira) ka vetëm zgjedhje “. Pas rreth gjysmë ore, mbërriti edhe reagimi nga nënkryetari Luigi Di Maio: «Ne jemi gati, nuk jemi të interesuar për kolltukun. Ka një reformë epokale në shtator që ka të bëjë me prerjen e 345 parlamentarëve. Le të votojmë menjëherë dhe pastaj t’i japim fjalën italianeve “. Në mbrëmje, në në Pescara, drejtuesi i Lege, Salvini ishte edhe më i drejtpërdrejtë, kur, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai deklaroi: “Po, unë do kandidoj për Kryeministër, kushdo që zgjedh Salvini e di se çfarë zgjedh”.
Burimi: Corriere della Sera
/M.Noka-Koha Jone/