Ky është 11-vjeçari me mbiemrin Trump që e zuri gjumi gjatë fjalimit të presidentit amerikan
Një djalosh 11-vjeçar e zuri gjumi në një nga fjalimet e presidentit amerikan, Donald Trump dhe u zgjua i famshëm.
Adoleshenti i quajtur Joshua Trump, i cili nuk ka asnjë lidhje fisnore me presidentin, u ftua në një nga fjalimet e Donald-it për shkak të mbiemrit të tij.
Por, pasi e zuri gjumi, ai tashmë është bërë heroi i shumë personave që janë kundër presidentit në të gjithë botën.
Joshua është një nxënës nga Delaware i cili prej kohësh tashmë vuan talljet që i bëhen në shkollë për shkak të mbiemrit që mban, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me presidentin.
Dhe, si duket ky ishte momenti i “hakmarrjes” për të voglin.
Kamerat kaluan tek audienca, ndërkohë që Trump ( presidenti) fliste për ndërtimin e murit të famshëm përgjatë kufirit SHBA- Mexico, dhe pikërisht aty u shfaq Joshua duke fjetur në karrigen e tij.
Sigurisht që skena nuk kishte si të shpëtonte pa vënë re, dhe tashmë rrjetet sociale janë të mbushura me foto të Trump-it të vogël në gjumë.
KOHA JONË SONDAZH

