Ky është personi që u arratis 20 herë nga burgu

Ai mund të quhet pa frikë “mbreti i të arratisurve nga burgu” dhe mediet daneze tashmë edhe e identifikojnë me këtë emër burrin 40 vjeç. Këtë pseudonim e ka merituar me faktin se deri më tash është arratisur jo më pak se 20 herë nga burgu.

Herë e fundit (deri tash!) ai ka ikur duke prerë me sharrë grilat e dritareve të qelisë dhe pastaj duke u lëshuar 15 metra më poshtë me “shkallë” të improvizuara prej litarëve.

E veçanta e suksesit të danezit është se burgu nga i cili ai ka ikur së fundi konsiderohet si njëri ndër më të sigurtët, shkruan krone.at. Por ai, me siguri “nuk ka qenë i informuar” se sa i sigurt ka qenë burgu i tij.

Karriera e ikjeve të tij ka filluar në vitin 2005.

SHKARKO APP