Ky është vrasesi i Australisë, Naveed Akram që akuzohet për 15 vrasje dhe terrorizëm

Sulmuesi i dyshuar i Bondi-t, i cili i mbijetoi një shkëmbimi zjarri me policinë, është akuzuar me 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një akuzë për kryerjen e një akti terrorist, në atë që hetuesit dyshojnë se mund të jetë “fryrë nga ISIS”. Naveed Akram, 24 vjeç, u akuzua nga policia e Uellsit të Ri Jugor të mërkurën, pasi u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në një spital të Sidneit me lëndime kritike të dielën mbrëma.

Policia deklaroi se “do të pretendojë në gjykatë se burri u përfshi në sjellje që shkaktoi vdekje, lëndime të rënda dhe rrezikoi jetën për të avancuar një kauzë fetare dhe për të shkaktuar frikë në komunitet”. Indikacionet e hershme sugjerojnë një sulm terrorist të frymëzuar nga ISIS, një organizatë terroriste e listuar në Australi. Pas hetimeve të gjera në kuadër të Operacionit Arques, hetuesit shkuan në spital ku akuzuan 24-vjeçarin nga Bonnyrigg me 59 vepra penale.

Akram u akuzua pasi u zgjua nga koma të martën, me çështjen e dëgjuar në gjykatë të mërkurën pasdite. Ai nuk kërkoi lirimin me kusht dhe do të paraqitet sërish në gjykatë më 8 prill. Ndër akuzat kundër tij janë 40 akuza për plagosje me qëllim vrasjeje, një akuzë për vendosjen e një eksplozivi në ose pranë një ndërtese, një akuzë për shkrepje arme zjarri me qëllim shkaktimin e dëmtimit të rëndë trupor dhe një akuzë për shfaqjen publike të një simboli terrorist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akram dhe babai i tij, Sajid Akram, 50 vjeç, dyshohet se kishin hapur zjarr ndaj atyre që merrnin pjesë në një ngjarje për të shënuar fillimin e festivalit tetë-ditor të Hanukah-s në plazhin Bondi të dielën. Policia ka thënë se Sajid – i cili u qëllua për vdekje nga oficerët në vendngjarje – i kishte marrë ligjërisht armët e përdorura në sulm. Të shtënat masive rezultuan në vrasjen e 15 personave nga sulmuesit e dyshuar, përfshirë një fëmijë 10-vjeçar. 20 persona të tjerë mbetën në spital me lëndime të mërkurën. Incidenti u shpall një ngjarje terroriste të dielën mbrëma, një ditë pasi kryeministri australian, Anthony Albanese, tha se sulmi i së dielës dukej se ishte frymëzuar nga Shteti Islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?