Ky shtet në Europë do lirojë 45 mijë të burgosurve, shkak virusi
Pandemia e Covid-19 në Turqi u kap më 15 shkurt dhe deri më tani ka shënuar 168 jetë të humbura. Partia në pushtet e presidentit Tayip Erdogan po përgatit një ligj që do të mundësojë lirimin e 45 mijë të burgosurve, për t’iu përgjigjur nevojës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri në burgje.
Sipas këtyre ndryshimeve në ligj që propozohen nga AK dhe aleatët e saj dhe që janë dorëzuar tashmë në parlament, parashikohet lirimi i rreth 45 mijë të burgosurve, përkohësisht.
Aktualisht në burgjet turke ndodhen rreth 300 mijë të dënuar. Qeveria prej kohësh po punon për reformimin e sistemit, ndërkohë që grupet për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësimin se epidemia mund të përhapet me lehtësi në këto ambiente.
Lëvizja e qeverisë erdhi pasi numri i personave të prekur me virusin e ri në Turqi u rrit në 10 800, ndërsa viktimat janë 168, në më pak se 3 javë që pas shfaqjes së rastit të parë.