FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky vend rrezikon të ndahet në dysh

Quhet “Lugina e çarjes së madhe” dhe zhvillimet e fundit tregojnë fare qartë se këtë emër e ka merituar. Pas shirave të dendura dhe aktivitetit të lartë sizmik, toka u hap në zonën e Saswas në Kenia, duke krijuar një çarje prej rreth 10 km, me thellësi dhe gjerësi që variojnë nga disa metra në dhjetëra metra.

“Lugina e çarjes së madhe” është një depresion gjeografik, që nis nga kepi i Afrikës e shkon deri në Mozambik, duke ndarë këtë pjesë të kontinentit nga pllaka tektonike afrikane.

Një pjesë e gjeologëve mendojnë se, pikërisht përgjatë kësaj krisjeje Afrika do të ndahet në dy pjesë, “por nuk kemi pse shqetësohemi ende”, sepse kjo supozohet të ndodhë pas rreth 50 milionë vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, e çara e formuar rishtazi është problem aktual për banorët e zonës Saswa, pasi veç disa ndërtesave të dëmtuara që janë evakuuar, është shembur edhe një pjesë e autostradës Nairobi-Narok, duke krijuar mjaft trafik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?