La punën se fitoi lotarinë. Kujtoi se mori 4 milionë euro, çmimi vetëm 5 mijë euro
Një reportere televizive spanjolle, e cila u tha kolegëve të saj live se “nuk do të shkonte më në punë“ pasi kishte fituar një lotari, shumë shpejt mësoi se kishte fituar vetëm një pjesë të çmimit të përgjithshëm.
Escudero më vonë kërkoi ndjesë për mënyrën se si reagoi gjatë transmetimit. Ajo tha se u pendua për sjelljen e vet kaq “emocionale” gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe shtoi se donte t’i shpjegonte veprimet e saj para shikuesve që “ndiheshin të mashtruar”.
Përgjigja e Escuderos erdhi pas akuzave për mungesë profesionalizmi pasi videoja e saj u shpërnda gjerësisht në mediat sociale. Duke iu përgjigjur kritikave, Natalia tha se kishte pasur disa muaj të vështirë për arsye personale, ndërsa shtoi se do ta bënte për çdo rast “një palë pushime”.