FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lagarde: FMN e kujdesshme ndaj pasojave të reformës fiskale amerikane

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde konfirmoi sot se FMN-ja duhej të ishte e vëmendshme ndaj pasojave të reformës fiskale, të miratuar në dhjetor nga Kongresi amerikan, veçanërisht nëse ajo shkakton një rritje të normave të interesit, që mund të prekin ekonominë botërore.

“Nga pikëpamja jonë duhet të jemi të kujdesshëm për atë që po ndodh në SHBA”, deklaroi drejtoresha e FMN-së në një intervistë për radio France Inter.

Ajo foli për një reformë fiskale që do të funksionojë si një lloj stimulimi për situatën ekonomike të SHBA-së, që ka njohur tashmë një rritje të ndjeshme, në një moment kur tregjet i tremben një rikthimi të inflacionit, i cili do të shkaktonte një rritje të normave të interesit, shkruan atsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lagarde refuzoi të krahasonte situatën aktuale me atë që i parapriu falimentimit të bankës “Lehman Brothers” 10 vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kongresi amerikan miratoi në mesin e muajit dhjetor një reformë fiskale që do të ulë përqindjen e taksave të kompanive në SHBA, nga 35% në 21%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?