Lajme të mira nga koronavirusi, shërohet pacientja 98-vjeçare

Pacientja më e vjetër me koronavirus është shëruar dhe ka dalë nga spitali. Bëhet fjalë për një grua në Kine, e cila të dielën la spitalin e Wuhan.

Gruaja u paraqit në spital bashkë me vajzën e saj 55-vjeçar edhe ajo e prekur nga covid 19.

Ajo u shtrua në spital në gjendje kritike, me një temperaturë shumë të lartë, por u shërua pasi mori medikamente antivirale.

“Ky është një burim optimizmi për pacientët e tjerë që janë akoma në spital,” tha shefi i spitalit Wang Shingwan.

Ditën e dielë në mëngjes, rreth 200 njerëz që ishin infektuar nga virusi ishin larguar nga spitali.

SHKARKO APP