Lajmi bombastik, Princi Charles ka pranuar donacione nga familja Bin Laden

Mediat britanike po i bëjnë jehonë një lajmi bombastik. Princi Charles pranoi një donacion prej 1 milion paund për fondin e tij bamirës nga familja e Osama bin Ladenit, themeluesi dhe lideri i Al Kaedës Al Kaedës, i vrarë në një sulm amerikan në Pakistan në maj 2011.

Sipas “Sunday Times”, donatori bujar ishte Bakr bin Laden, patriarku i familjes së pasur saudite së bashku me vëllain e tij Shafiq, të dy gjysmë vëllezërit e Osamës.

Në artikullin në fjalë, nuk ka asnjë insinuatë për marrëdhënien e vëllezërve bin Laden me terrorizmin ose veprime të paligjshme ose të parregullta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?