Largimet masive nga Kosova, OKB: Jemi mjaft të shqetësuar
Në raportin më të ri mbi zhvillimet tremujore në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka shprehur shqetësimin mbi migrimin e popullsisë nga Kosova.
“Raportet e daljes së popullsisë nga Kosova gjatë muajve të fundit janë një arsye për shqetësim”, ka thënë Sekretari i Kombeve të Bashkuara.
Ai thotë se mirëpret përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të adresuar çështjen e migrimit, ndërsa është i inkurajuar edhe nga deklarimi për të përmirësuar gjendjen sociale dhe ekonomike për të gjithë në Kosovë.
Në raportin që përfshin periudhën nga 16 tetori deri më 15 janar, sekretari Ban thekson se pret nga autoritetet e Kosovës që të adresojnë e sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet vendi. “Diversiteti i pasqyruar në përbërjen e qeverisë dëshmon për progresin e arritur dhe kjo përbënë një shtysë të re në përpjekjet për të ndërtuar një Kosovë multietnike dhe demokratike,” thekson Ban.
Ndër hapat e tjerë të rëndësish ëm të qeverisë dhe Kuvendit, sekretari ki Moon përmend miratimin e legjislacion it për krijimin e “gjykatës speciale” si dhe sugjeron vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimin e dispozitav e të marrëveshjen e 19 prillit 2013 duke nënvizuar sidomos krijimin e Asociacionit të komunave.
KOHA JONË SONDAZH

