Largimi i Musk nga administrata amerikane, Trump: Kur ikin nga ne bëhen armiqësorë

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu hapur pakënaqësinë e tij për qëndrimin e Elon Musk, pas kritikave publike që kreu i Tesla-s bëri ndaj “Ligjit të Madh dhe të Bukur”, i cili mbështetet nga Shtëpia e Bardhë. Musk ka shprehur herë pas here kundërshtime, duke argumentuar për një rritje të deficitit.

”Ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyer me Elon. Nuk di nëse e kemi më”,-tha Trump në deklarata nga Zyra Ovale, pak më pak se një javë pas fjalëve të ngrohta që shkëmbyen të dy në ditën e fundit të Musk në Shtëpinë e Bardhë.

“Jam shumë i zhgënjyer nga Elon”,-theksoi presidenti amerikan për gazetarët, duke shtuar: “E kam ndihmuar shumë.” Ai theksoi se Musk njihte mirë përmbajtjen e ligjit: “E njihte çdo aspekt të këtij ligji. E njihte më mirë se pothuajse kushdo tjetër dhe nuk pati kurrë kundërshti, derisa u largua,” tha Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump tha se kundërshtia e Musk ka të bëjë me faktin se ”reagoi vetëm pasi kuptoi se do të duhet të ulet kuota e detyrueshme për automjetet elektrike”, duke nënkuptuar se interesat biznesore të Musk ndikojnë në qëndrimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti vijoi me akuza ndaj miliarderit, duke lënë të kuptohet se ndryshimi i qëndrimit të Musk lidhet me largimin e tij nga administrata. Sipas Trump, shumë nga ish-bashkëpunëtorët e tij sulmojnë qeverinë vetëm sepse u mungon pushteti dhe vëmendja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?