“Largohu brenda 72 orëve”/ Ky shtet dëbon ambasadoren e BE-së

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, urdhëroi ambasadoren e BE-së në këtë vend, që të largohet brenda 72 orësh. Dëbimi i Isabel Brilhante Pedrosa, erdhi disa orë pasi BE-ja vendosi sanksione kundër 11 zyrtarëve të Venezuelës.

Ata u saksionuan për veprime kundër Asamblesë kombëtare, të kryesuar nga udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido. Ky i fundit e ka shpallur veten President të përkohshëm vitin e kaluar, por ai nuk ka arritur ta largojë Maduron nga pushteti. Lideri i opozitës ka mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara.

”Nëse ata nuk mund ta respektojnë Venezuelën, atëherë duhet të largohen”, tha Maduro duke folur për zyrtarët e BE-së. Të hënën, Këshilli Evropian tha se 11 zyrtarë të Venezuelës janë shtuar në listën e të sanksionuarve ”për shkak të rolit të tyre në akte dhe vendime që dëmtojnë demokracinë dhe shtetin e ligjit në Venezuelë”.

SHKARKO APP