Lavrov: Europa mund t’i rikthehet konfrontimit ushtarak

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se Europa mund të rikthehet tek ai që e quajti “makthi i konfrontimit ushtarak”. Lavrov shpalosi idenë e një pakti të ri europian për sigurinë, që do të përpiqej të ndalonte zgjerimin e infrastrukturës së NATO-s më në lindje.

“Infrastruktura ushtarake e aleancës po zgjerohet në mënyrë të papërgjegjshme, duke ju afruar kufijve rusë ne Rumani dhe Poloni, e duke pozicionuar sisteme anti-raketore që mund të përdoren për sulme. Raketa amerikane me rreze të mesme veprimi do të shfaqen shpejt në Europë, duke rikthyer skenarin e një konfrontimi ushtarak”.

Kurse sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken paralajmëroi për pasoja serioze, nëse Rusia do të kërkojë konflikt me Ukrainën.

”Nëse Rusia do të vendosë të zgjedhje konfrontimin pasojat do të jenë të rënda. Në të njëjtën kohë qe në po diskutojmë mbi këtë çështje, ne kemi edhe interesa të përbashkëta siç është ai për të mos lejuar iranin të sigurojë armë bërthamore”.

SHKARKO APP