Lavrov: Forcat shqiptare të mos shkojnë në zonat serbe
Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë.
Këtë e ka pohuar ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një konferencë shtypi mbi zhvillimet në Ballkan.
Lavrov u shpreh se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në deskalimin e situatës atje.
Reagimet e ministrit të Jashtëm rus, vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë.