Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë konsensuale, Putin i gatshëm për takim me Zelenskyn

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të bazohen mbi një konsensus ndërkombëtar, pas takimit të aleatëve të Kievit këtë javë për të diskutuar mbrojtjen e vendit.

Në një intervistë për NBC News, Lavrov tha se Moska ka paraqitur propozime për garanci sigurie disa herë, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të gjitha palët.

Shefi i diplomacisë ruse shtoi se presidenti Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, “kur axhenda të jetë gati”. Megjithatë, ai nënvizoi se Kremlini nuk do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje paqeje pa një proces të qartë dhe legjitim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lavrov vuri gjithashtu në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt, duke kujtuar se zgjedhjet presidenciale në Ukrainë u shtynë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur të arrijmë në fazën e nënshkrimit të dokumenteve, duhet të kemi një kuptim të qartë se personi që firmos është legjitim. Sipas kushtetutës ukrainase, Zelensky aktualisht nuk është”, u shpreh Lavrov.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?