FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lavrov kritika SHBA-së: Politika e tyre e jashtme problematike

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kritikoi me tone të ashpra Uashingtonin, në konferencën e tij vjetore të shtypit.

Metodat e politikës së jashtme të SHBA Lavrovi i quajti “problematike dhe të paskrupullta”.

Lavrov formuloi kritika të qarta veçanërisht ndaj ultimatumit të Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë ndryshime në marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Sergei Lavrov, deklaratat më të fundit të Trumpit nuk çojnë në optimizëm ose stabilitet në marrëveshjen e Iranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk do të mbështesim, atë që përpiqen të bëjnë SHBA, pikërisht që të ndryshohet formulimi i një marrëveshjeje dhe të futen në të gjëra, të cilat janë krejtësisht të papranueshme për Iranin”, tha Lavrov.

Trump ka kërkuar kërkoi ashpërsimin e kushteve të vendosura ndaj Iranit.

Në këtë kuadër, kryediplomati rus paralajmëroi për pasoja negative që do të kishte te kriza e Koresë së Veriut, një tërheqje nga marrëveshja atomike me Iranin.

Kërcënimet nga Uashingtoni e kanë përkeqësuar në vitin 2017 gjendjen e tensionuar në pjesë të ndryshme të botës, tha Lavrov.

Sipas tij, SHBA nuk e njohin realitetin e një bote multipolare dhe nuk i dëgjojnë pikëpamjet e fuqive të tjera botërore.

“Ne do të përpiqemi edhe më tej t’i bindim SHBA-të, se Irani i plotëson detyrimet e tij”, u shpreh Lavrov.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?