Lë burgun shoku i sulmuesit të Maratonës së Bostonit

Një mik kazak i sulmuesit të Maratonës së Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, u lirua nga një burg në Shtetet e Bashkuara, pasi shërbeu dënimin prej më shumë se pesë vjetësh për pengim të drejtësisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit, Aibek Smadiyarov, u tha gazetarëve në Astana se Dias Kadyrbaev arriti në Kazakistan më 24 tetor.

Kadyrbaev dhe dy miq të tjerë të Tsarnaevit, Azamat Tazhayakov dhe Robel Kidane Phillipos, u dënuan në vitin 2015 për largimin e sendeve nga dhoma e tij e fjetjes në Universitetin e Masaçusets, Dartmouth, pas bombardimit të Maratonës së Bostonit, më 15 prill, 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tsarnaev dhe vëllai i tij i madh Tamerlan shpërthyen bomba në maratonë, duke vrarë tre njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tsarnaev, 25 vjeç u dënua me vdekje në vitin 2015, por ai po kërkon gjykim të ri. Tre shokët larguan nga dhoma kompjuterin e Tsarnaevit dhe një çantë të shpinës që mund të përdoreshin si dëshmi.

Tazhayakov, po ashtu nga Kazakistani, u dënua për pengim të drejtësisë me tre vjet e gjysmë në vitin 2015, pas arrestimit të tij më 2013.

Ai u kthye në Kazakistan pasi mbaroi burgun më 2016. Phillipos u dënua me tre vjet burgim për mashtrim të hetuesve të FBI-së dhe u lirua në shkurt. Tamerlan Tsarnaev dhe një oficer policie u vranë gjatë një operacioni policor pas sulmit në maratonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?