Lë foshnjat binjake të vdesin në makinë, arrestohet babai
Policia arrestoi një burrë pas vdekjes së vajzave të tij binjake që kishin qëndruar të mbyllura në një makinë dhe kishin humbur jetën nga nxehtësia, thonë autoritetet gjeorgjiane. “Ne besojmë se ato janë lënë në makinë për një periudhë të gjatë kohe,” tha Chris Dobbs i Departamentit të Policisë në Carrollton.
Dobbs tha se fqinjët dëgjuan të bërtitura dhe ulërima të enjten në mbrëmje dhe telefonuan policinë. Kur policia arriti në Carrollton, binjaket ishin nxjerrë nga makina dhe ishin futur në një pishinë për fëmijë, ndërkohë që babai i tyre po përpiqej që t’i rikthente në jetë, raporton “CNN”.
“Fqinjët u përpoqën që të ulnin temperaturat e trupit të tyre duke përdorur pako akulli”, tha Dobbs. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë më tej vdekjen e vajzave 15-muajshe.
KOHA JONË SONDAZH

