“Leksioni” i radhës nga Islanda, ligj për barazi në…

Prej kohësh, Islanda konsiderohet si vendi i parë në botë përsa u takon të drejtave dhe mbrojtjes grave, barazisë mes sekseve si dhe luftës ndaj çdolloj diskriminimi të grave.

Që prej këtij viti, kjo pozitë e Islandës forcohet akoma më shumë prej ligjit të ri, që jo vetëm garanton mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, por mbi të gjitha imponon pagën e barabartë për punë të njëjtë.

Ligji u miratua majin e viti të shkuar me mbështetje nga të gjitha palët politike dhe hyri në fuqi më 1 janar 2018. Është detyra e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga kryeministrja Katrin Jakobsdóttir që ta implementojë me efikasitet.

Ligji thotë se çdo burrë dhe grua që bëjnë të njëjtën punë, duhet të marrin të njëjtën pagë në kompanitë apo privatë me 25 punonjës e më shumë dhe sigurisht në çdo institucion publik.

Ky është ligji i parë i këtij lloji në botë dhe përbën një hap tjetër përpara të vendit që konsiderohet më feministi në planet.

SHKARKO APP