Lëvizja e rradhës e Beogradit, Marko Gjuriç emërohet ambasador në SHBA

Ministri për Kosovën, Marko Gjuriç emërohet ambasador i Serbisë në SHBA.

Ky është vendimi i sotëm i qeverisë në Beograd, e cila gjatë mbledhjes së sotme ka liruar Gjuriç nga posti i mëparshëm.

Marko Gjuriç ka qenë në krye të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që prej vitit 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjuriç ka qenë gjithashtu edhe kreu i ekipit negociator të Serbisë për Kapitullin 35 në procesin e negociatave për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa ishte pjesë e delegacionit serb në takimin Beograd-Prishtinë zhvilluar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, raporton Ora News.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se një ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi firmosi dekretin për largimin nga detyra të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?