Lëvizja “Hezbollah” fiton zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Liban pas 9 vitesh

Lëvizja “Hezbollah” duket se ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Liban të dielën pas 9 vitesh. Sipas rezultateve paraprake, bëhet e ditur se “Hezbollah”, e cila mbështetet nga Irani dhe aleatët e saj, ka fituar më shumë se gjysmën e 128 vendeve në Parlament.

Megjithatë, në bazë të disa rezultateve jo zyrtare raportohet se kryeministri i mbështetur nga Perëndimi, Saad al-Hariri do të jetë lideri islamik sunit me bllokun më të madh në Parlament dhe do të tentojë të formojë qeverinë e re, ndonëse ka humbur vendet në Parlament.

Pozita e Hezbollahut në Liban reflekton fuqinë në rritje të Iranit në rajon. Hezbollahu është shpallur grup terrorist në Shtetet e Bashkuara dhe armik i Izraelit. Problemet e brendshme politike, lufta në Sirinë fqinje bënë që Parlamenti ta zgjasë mandatin dy herë, duke bërë që në vend të mungojnë zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë votimeve të mbajtura në Liban pas nëntë vitesh, pjesëmarrja ka qenë e ulët me 49.2 përqind, ndërsa mbi 3.6 milionë persona kanë pasur të drejtën e votës. Rreth 600 persona kanë kandiduar për deputet në Parlamentin e përbërë nga 128 vende.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet janë mbajtur nën masa të larta të sigurie dhe janë vëzhguar nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evopian. Presidenti libanez, Michel Aoun (mishel oun) ka bërë thirrje për unitet kombëtar gjatë një deklarate për mediat. Libani ka strehuar rreth 1.5 milionë sirianë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile shtatëvjeçare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?