Lëvizja në Bjellorusi quhet revolucioni ANTI-BUBURREC
Lëvizja në Bjellorusi fiiloi nga biznesmeni dhe blogeri Siarhei Tsikhanouski. Ai e krahasoi Lukashenkon me buburrecin në poezinë për fëmijë “Buburreci monstër” (rusisht: “Тараканище”) të autorit Korney Chukovsky. Historia origjinale, e botuar në 1923, ka të bëjë me një insekt diktator por të dobët që mbretëroi për një kohë të shkurtër, në mënyrë anarkiste dhe duke ushtruar terror mbi të gjitha kafshët e tjera. Në poezinë origjinale, buburreci eleminohet përfundimisht nga një harabel, ndërsa Tsikhanouski i referohet një pantofle që e shtypi buburrecin. Tsikhanouski udhëtoi nëpër Bjellorusi duke bërë intervista me njerëz të rastësishëm dhe duke i transmetuar ato në YouTube, në emisionin Strana Dlya Zhizni. Në shumicën e këtyre intervistave vihej re se njerëzit ishin kundër Lukashenkos dhe qeverisë së tij…
Tsikhanouski u arrestua në fund të majit 2020 nga autoritetet Bjelloruse dhe u akuzua zyrtarisht si një agjent i huaj. Në qershor të vitit 2020 nisën protestat në rrugë kundër Lukashenkos. Disa kandidatë të opozitës u regjistruan për zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë për vitin 2020, por shumë prej tyre u arrestuan.
Më 19 qershor, Lukashenko njoftoi se kishte “shkatërruar një përpjekje për grusht shteti”, duke cuar në arrestimin e rivalit kryesor të opozitës Viktar Babaryka. Sipas informacioneve të siguruara nga CNN, Babaryka deklaroi se akuzat për ryshfet dhe korrupsion ishin të falsifikuara dhe arrestimi I tij ishte i motivuar politikisht për ta ndaluar atë të fitonte zgjedhjet presidenciale. Sapo Babaryka u arrestua nga autoritetet, njerëzit filluan të dilnin nëpër rrugë për të demonstruar kundërstinë e tyre me veprimet e Llukashenkos. Aktivistët e opozitës, protestues, gazetarë dhe blogerë gjithashtu u arrestuan si pjesë e këtij grushti shteti. Grupi i të drejtave të njeriut me emrin Viasna vlerësoi se rreth 1.300 njerëz ishin arrestuar sepse kishin protestuar gjatë fillimit të majit dhe fillimit të gushtit. Gjatë një interviste, Lukashenko pohoi se protestat e opozitës ishin një pjesë e një komploti të huaj. Ai prezantoi demonstratat si një komplot të orkestruar nga të huajt, për të cilët ai akuzoi se mund të ishin amerikanë, anëtarë të NATO-s, rusë, apo edhe ukrainas.
Gruaja e Siarhei Tsikhanouskit, Sviatlana Tsikhanouskaya, u regjistrua si kandidate në zgjedhjet e ardhshme pas arrestimit të Babaryka. Gjatë fushatës presidenciale, Lukashenko këmbënguli se kushtetuta nuk parashikonte kandidimin për gratë. Gruaja e kandidatit të paregjistruar, Valeriy Tsepkalo, Veronika Tsepkalo njoftoi se ajo dhe Maria Kalesnikava, kreu i stafit të fushatës presidenciale të Babaryka, do të bashkoheshin mes tyre dhe do të ofronin mbështetje për Sviatlana Tsikhanouskaya. Duke krijuar kështu lëvizjen e solidaritetit femëror, ata besuan se do të hiqnin Lukashenkon.
Në vend më vonë u përhapën lajmet se protestat mund të conin në një konflikt që mund të zgjaste disa muaj dhe të përshkallëzohej deri në përdorim të dhunës. Po ashtu kishte spekulime se konflikti mund të evoluonte në një revolucion të ngjashëm me atë të Euromaidan në Ukrainë në vitin 2014. Fondi gjerman Marshall, një qendër studimi amerikane, bëri me dije se protestat këtë rradhë ishin më të përhapura dhe më të shtypura brutalisht, sesa protestat e mëparshme në Bjellorusi. OSBE raportoi se nuk do të monitoronte zgjedhjet e vitit 2020 pasi nuk ishte ftuar nga qeveria. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2001, që ODIHR nuk do të monitoronte zgjedhjet në Bjellorusi. OSBE nuk ka njohur asnjë palë zgjedhjesh në Bjellorusi si të lira dhe të ndershme që nga 1995, ndërkohë që qeveria bjelloruse ka penguar aktivitetin normal të misioneve të monitorimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR në vend.